Gruaja

Leonora Reshani, artistja e dekorimit të vetullave

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Lagja ku banon artistja për zbukurime estetike, Leonora Reshani, është një lagje e njohur ku jetojnë vetëm familje të pasura zvicerane. Pavarësisht kësaj, ajo tregohet modeste duke thënë se bashkë me familjen e saj bëjnë një jetë normale si çdo familje tjetër në Zvicër.

Zonja Reshani ka vite që është në Zvicër. Ajo ka përfunduar shkollë speciale dhe kurse të ndryshme ndërsa më vonë edhe master për trajtime estetike. Pas përfundimit të studimeve  ka filluar me microbalding e më vonë edhe me teknikën “permanent”. “Microbalding është punë dore, do të thotë punohet me dorë, kurse permanent punohet me teknika speciale për këtë profesion. Unë tani punoj me të dyja edhe me microbalding edhe me permanent”, thotë ajo derisa në tavolinë na servohen pije dhe ushqime të ndryshme.

Leonora thotë se konkurrenca në Zvicër është shumë e madhe. Ajo ka filluar me këtë profesion para afro tri vitesh dhe ka arritur që të ketë klientelën e saj. “Kam klientë të ndryshëm. Më shumë janë shqiptare, por kam edhe klientë zviceranë, kinezë dhe afrikanë…”.

Sa i përket çmimeve, ajo thotë se janë shumë të arsyshme për tregun zviceran. Punon me produkte zvicerane, veçanërisht me ngjyra “Swisscolor”, ndërsa aparaturat i ka prej më të rejave.

Një trajtim që është në trend

“Këto zbukurime estetike janë shumë në trend, sidomos që nga viti i kaluar. Të huajt i përdorin të gjitha moshat, ndërsa te zviceranet më së shumti gjeneratat e moshuara”, na tregon ajo duke shtuar se me microblading, ngjyrat qëndrojnë deri në dy vjet. Kurse me permanent, varet se çfarë bën, p.sh. vetullat deri 2-3 vjet, sytë deri në 10 vjet, kurse buzët deri në 5 vjet.

Artistja e zbukurimeve, sqaron se puna që ajo e bën është një lloj grithje në lekurë, por s’ka të bëjë asgjë më tatu dhe nuk është e përjetshme. “Në rast se klienti nuk është i kënaqur, atëherë kjo metodë të lejon të bësh korrigjime me anë të një laseri që ne e përdorim dhe me ngjyra, por ka edhe metoda të tjera, përmes disa seancave”.

Salloni i Leonorës frekuentohet edhe nga emrat e njohur të estradës shqiptare.

Afërsia me klientët, përparësi

E veçantë e punës së Leonorës është afërsia me klientin dhe besimi për punën që e bën. “Ne shqiptarët jemi më të afërt se sa të tjerët. Kemi pasur një rast kur një kliente kërkonte t’ia bëjmë një formë të vetullave, por ne e dinim se nuk do t`i dukeshin mirë. E këshilluam që t`i bënte në një formë tjetër. Ajo u bind dhe në fund ishte shumë e kënaqur si dhe na falënderoi për sugjerimin. Ndryshe është tek zviceranet, nëse klienti shkon me një kërkesë ata i hyjnë punës menjëherë dhe nuk iu intereson se si do të duket në fund. Pra, mungon afërsia me klientin dhe konsultimi. Dallim tjetër është, kushtet që ia ofrojmë klientit, besimi, pastërtia. Kur jemi këtu, duhet pasur kujdes me klientët sepse ke të bësh direkt me lëkurë, dhe mund edhe të sjellësh ndonjë problem të mundshëm”, thotë Leonora. Ajo shpjegon se ana e vetme negative që mund të këtë Permanenti është alergjia e lëkurës, por ajo gjithmonë është e kujdesshme dhe të gjitha klientet e saj që kanë alergji apo janë shtatzëna nuk pranon t`i trajtojë.

Sipas zonjës Reshani, procesi i permanentit duhet të bëhet në dy séanca. Pas seancës së parë, seanca e dytë bëhet pas një muaji.

Leonora ka bashkëpunim të ngushtë edhe me Njomza Behlulin, vajzën e këngëtares Shyhrete Behluli, me të cilën kanë përfunduar së bashku kurset dhe e cila është e njohur në Kosovë. “Nëse një klient i imi e bën seancën e parë tek unë, dhe dëshiron të shkojë në pushime në Kosovë, atëherë seancën e dytë mund ta bëjë edhe te Njomza, apo e kundërta nëse dikush seancën e parë e bën te Njomza, të dytën mund ta bëjë tek unë”.

Leonora Reshani është nënë e katër fëmijëve. Ajo nuk harron pa e falënderuar edhe përkrahjen maksimale që e ka nga bashkëshorti i saj, i cili gjithnjë e motivon për të arritur suksese në profesionin e saj.

Bashkëpunim i ngushtë me një studio në Kosovë

Leonora ka bashkëpunim të ngushtë edhe me Njomza Behlulin, vajzën e këngëtares Shyhrete Behluli, me të cilën kanë përfunduar së bashku kurset dhe e cila është e njohur në Kosovë. “Nëse një klient i imi e bën seancën e parë tek unë, dhe dëshiron të shkojë në pushime në Kosovë, atëherë seancën e dytë mund ta bëjë edhe te Njomza, apo e kundërta nëse dikush seancën e parë e bën te Njomza, të dytën mund ta bëjë tek unë”.

Foto: Visar Kryeziu