Gruaja
Crescenda, mundësi e mirë për të bërë biznes gratë migrante
Gratë, të cilat migrojnë në Zvicër, shpesh nuk mund t’i shfrytëzojnë aftësitë e tyre profesionale. Arsyet janë të ndryshme. Këto resurse të vlefshme dëshiron t’i aktivizojë Crescenda, e cila beson në potencialin e grave.
Në 10 vjetët e fundit, sa ekziston Crescenda, gra të ndryshme me sfond të migracionit kanë mundur të ndjekin kurse të ndryshme afariste të aftësimit për të nisur, themelur dhe udhëhequr ndërmarrje të vogla (micro-enterprise).
Filozofia në të cilën bazohet Crescenda është e thjeshtë: ajo niset nga resurset dhe aftësitë e grave, duke i mbështetur ato të ndërtojnë mbi këto resurse.
Kursi i ardhshëm për ndërmarrëse të ardhshme fillon më 26 shkurt. Sipas Jacqueline von Rohr, përgjegjëse për kurse në Crescenda, ende ka vende të lira për gra, të cilat kanë interesim për një kurs. “Hapi i parë për të marrë pjesë në këtë program të nivelit të lartë profesional është ndjekja e një kursi bazë, i cili zgjat tri ditë. Qëllimi është që gratë në mënyrë individuale të zbulojnë potencialin dhe aftësitë e tyre dhe të shohin mundësitë e tyre në drejtim të pavarësimit ekonomik”, shton z. von Rohr.
Pas mbarimit të këtij kursi bazë me tri module: “Resurset dhe potencili im”, “Sqarimi i idesë së biznesit” dhe “Financat”, gratë mund të vendosin se a duan të vazhdojnë më tutje.
Crescenda ofron dy drejtime të zhvillimit: kursi për gastronomi dhe kursi për themelim të ndërmarrjes së vogël. “Ne ofrojmë një program gjithpërfshirës me module për aftësim profesional, mbështetje profesionale gjatë gjithë kohës dhe mundësinë për të ardhur në kontakt me shumë ndërmarrje, persona me rëndësi dhe institucione private dhe shtetërore”, thotë Dr. Béatrice Speiser, themeluese dhe kryetare e Crescenda.
Parakushtet për pjesëmarrje në Crescenda janë të thjeshta: gratë me sfond të migracionit me qëndrim të rregulluar në Zvicër dhe njohuri elementare të gjuhës gjermane, të cilat janë të interesuara të zhvillojnë dhe të ngrisin aftësitë e tyre profesionale.
Për më shumë informacione vizitoni www.crescenda.ch
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor