Gruaja

Dy motra binjake shqiptare finaliste në “Miss Bern”

Prezenca e binjakeve shqiptare të cilat janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën ka zgjuar interesimin edhe të mediave zvicerane

Dy motra binjake Egzona dhe Egzonita Jaha do të luftojnë më 21 maj për të fituar kurorën e “Miss Bern”.

Spektakli i bukurisë “Miss Bern” këtë vit do të jetë më i veçantë. Jo vetëm për faktin se në finale do të jenë 16 vajza konkurruese por sepse për herë të parë marrin pjesë dy motra binjake.

Për më tepër ato janë shqiptare. Egzona dhe Egzonita Jaha nga Koppigen-i, janë kandidate të cilat do të luftojnë për të rrëmbyer kurorën e “Miss Bern 2016”, njofton “albinfo.ch”.

Finalja e këtij spektakli do të mbahet më 21 Maj Club Du Théâtre në Bernë. Prezenca e binjakeve shqiptare të cilat janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën ka zgjuar interesimin edhe të mediave zvicerane si një rast i rrallë që ndodh në këto lloj eventësh.