Integrimi
Vjehrri dhe burri duan ta hedhin gruan nga ballkoni, e shpëton i biri 9 vjeçar
Shpëtimi i vjen nga i biri i saj 9 vjeçar. Ai e kafshon të atin aq fort në kofshë sa që e detyron atë ta lëshojë gruan
Babai, një 68 vjeçar nga Kosova, i zemëruar se e reja, po ashtu nga Kosova, «nuk po tregonte respekt ndaj tij» deshi ta hidhte atë nga ballkoni. Ai e kap me forcë 32 vjeçaren për krahësh dhe niset drejt ballkonit. Menjëherë i vie në ndihmë edhe djali, bashkëshorti 34 vjeçar i viktimës, i cili e kap të shoqen nga këmbët, shkruan sda.ch dhe e përcjellin mediet tjera zvicerane.
Por në momentin e fundit, derisa gruaja 32 vjeçe po mbrohej dhe po rezistonte me sa po mundej duke u mbajtur fort për grilat e ballkonit, shpëtimi i vjen nga i biri i saj 9 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Ai e kafshon të atin aq fort në kofshë sa që e detyron atë ta lëshojë gruan.
Sot, babë e bir po përgjigjen para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Winterthur.
Prokuroria ka kërkuar dënim me 10 muaj burg efektiv dhe një gjobë prej 40 frangash për bashkëshortin. Ndërsa për babain/vjehrrin, 8 muaj burg efektiv dhe po ashtu 400 franga gjobë. Të dy akuzohen për detyrim, kërcënim dhe përdorim dhune gjegjësisht shkaktim lëndimi.
Bashkëshorti, si masë sigurie po ashtu duhet të ndjekë kursin «partneriteti pa dhunë».
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor