Integrimi

Sumeja Salihu, policja e parë shqiptare në Friburg të Zvicrës

Sumeja Salihu edhe zyrtarisht ka veshur uniformën e policisë zvicerane.

E diplomuar për police, Sumeja Salihu që nga dita e djeshme zyrtarisht ka veshur edhe uniformën e policisë zvicerane. Sumeja ishte pjesë e një grupi policësh nga kantoni Friburg të Zvicrës, të cilët dje kishin edhe ceremoninë zyrtare. Më këtë rast Sumeja supozohet se është bërë edhe policja e parë shqiptare në kantonin e Friburgut.

Ndryshe, Sumeja është e bija e piktorit të njohur shqiptar në Zvicër, Nasuf Abdixhiku – Naski.
Albinfo.ch