Shkurt.ch

900 milionë për ambientin

Më së shumti merr Berna: 125 milionë franga ndërsa Valisi dhe Graubündeni nga 100 milionë

Programet për mbrojtjen e ambientit, në katër vitet e ardhshme do të “gëlltisin” 900 milionë franga. Kaq para ka vendosur Qeveria Federale t`ua ndajë kantoneve për periudhën e përmendur.

Këto të holla do të orientohen në projekte si mbrojtja e pyjeve ose ndërtimet për mbrojtje nga vërshimet. Po kështu, ky buxhet do të ndahet edhe në projekte për mbrojtje nga zhurma pastaj në mbrojtjen e natyrës etj. janë gjithsej gjithsej rreth 200 projekte të mbrojtjes së natyrës për financimin e të cilave janë vesh kantonet me federatën, njofton zyra Federale për mjedis.

Shumat më të mëdha do të shkojnë në kantonet e mëdha (për nga hapësira) si Berna, Walisi dhe Graubündeni. Më së shumti merr Berna, 125 milionë franga ndërsa Valisi dhe Graubündeni nga 100 milionë.