Shkurt.ch
81-vjeçarja i fiton 336.4 milionë dollarë në lotari
Amerikania kishte fjetur me tiketën fituese në Bibël, deri të martën kur e kishte pranuar çmimin më të madh amerikan në lotari
Amerikanes nga Newporti i SHBA-ve i ka buzëqeshur fati duke fituar 336.4 milionë dollarë Jackpot në lotarinë “Powerball” në SHBA, që vlerësohet të jetë çmim i tretë më i madh në historinë e kësaj loje të fatit.
81-vjeçarja kishte fjetur me tiketën fituese në Bibël, deri të martën kur e kishte pranuar çmimin më të madh amerikan, ka thënë një përfaqësues i familjes White.
“Unë dëshiroja të them se jam shumë e lumtur dhe shumë krenare. Kjo do ta bëjë familjen time shumë të lumtur. Ne jemi të bekuar me të vërtetë”, tha Louise White, në një konferencë me gazetarë.
Avokatët e 81-vjeçares thanë se ajo ishte një lojtare e rregullt në lojërat e fatit dhe se tiketën fituese e kishte blerë në një supermarket “Stop & Shop”, në Newport.White e kishte kontrolluar më vonë në internet tiketën e saj duke zbuluar se kishte qëlluar të gjitha numrat.
“Ne ende nuk e besonim atë, kështu që me të fikur kompjuterin jemi thyer sërish për të shikuar përsëri faqen e internetit dhe numrat ishin ende atje”, tha White.
Tiketa fituese ishte në mesin e tri tiketave të rastit që kushtonin 9 dollarë.
Çmim i parë më i lartë i fituar në historinë e lojërave të fatit në SHBA ishte ë 390 milionë dollarë që ishte fituar në mars 2007-s.“Powerball” është lojë e fatit në të cilën janë përfshirë 42 shtete në SHBA.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës