Lajme
Van Bellen fiton mandatin e dytë si president i Austrisë
Ish-lideri i të Gjelbërve, Van der Bellen, u mbështet nga të gjitha partitë parlamentare, përveç FPÖ-së së djathtë
Sipas anketave, 78-vjeçari van Bellen arrin në 55.4 për qind, ekstrapolimi i parë e vinte atë në 54.6 për qind. Me këtë shumicë absolute, balotazhi i zgjedhjeve nuk është më i nevojshëm, transmeton albinfo.at. Kandidati i FPÖ-së së djathtë, 60-vjeçari Walter Rosenkranz, ka marrë vetëm 18.4 për qind të votave sipas ekstrapolimit.
Pesë kandidatët e tjerë janë secili në diapazonin e përqindjes njëshifrore.
Mbështetje e gjerë për Van der Bellen
Ish-lideri i të Gjelbërve, Van der Bellen, u mbështet nga të gjitha partitë parlamentare, përveç FPÖ-së së djathtë. Pra, në anen e tij ishin partnerët socialë dhe nga shumë OJQ. Gjashtë kandidatë konkurronin kundër tij. Më i shquari prej tyre është 60-vjeçari Walter Rosenkranz nga FPÖ e krahut të djathtë.
Kandidati FPÖ Rosenkranz ishte për një ndryshim të plotë drejtimi. Veç tjerash, FPÖ refuzon sanksionet e BE-së kundër Rusisë. 60-vjeçari ka kërcënuar se do të shkarkojë qeverinë nëse është e nevojshme. Kjo e drejtë i takon Presidentit Federal, por në fakt është e vështirë.
Me fitoren e tij në zgjedhje, Van der Bellen është rizgjedhur për një mandat të ardhshëm gjashtëvjeçar.
Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Ignazio Cassis ka uruar tashmë presidentin Van der Bellen për fitoren e tij në zgjedhje. Në Twitter ai vlerëson marrëdhëniet e mira me Austrinë fqinje gjatë mandatit të deritanishëm, të Presidentit Federal Austriak.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor