Shkurt.ch

5 milionë dollarë, ora më e shtrenjtë në botë

Bëhet fjalë për një orë dore të diamantit, prodhim luksoz i kompanisë zvicerane "Hublo"

Për të përgatitur këtë orë të veçantë  kanë punuar për 14 muaj më shumë se 17 njerëz të kompanisë “Hublo”.

Prodhuesi kishte mbledhur bashkë në orën 5 milionëshe 1 282 diamante të ndara me nga 140 karatë. Në mesin e diamanteve, tre prej tyre janë më shumë se tre karat..

Vitin e kaluar, prodhuesi zviceran ka shitur orën e dorës “Big Beng” për tre milionë dollarë pothuajse menjëherë pas ekspozimit të saj në panair

Prodhimi i “Hublos” është ekspozuar tashmë  në panairin botëror të orëve luksoze dhe stolive “Basel World” që do të jetë i hapur deri më 15 mars në Basel të Zvicrës. 

Në këtë panair janë paraqitur më shumë se 1.800 marka  nga më shumë se 40 vende, përfshirë ato si: “Rolex”, “Dior” dhe “Tag Hojer.”

Organizatori i pret më shumë se 100 mijë vizitorë nga e gjithë bota për të vizituar panairin dhe për të parë modelet e fundit nga koleksionet më prestigjioze të orëve dhe stolive.

Keystone