Shkurt.ch

45 për qind më shumë azilkërkues

Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra Federale për Migracion ky numër është më i madhi që nga viti 2002

Numri i azilkërkuesve në Zvicër gjatë vitit që shkoi ka shënuar një rritje të theksuar. Azil kanë kërkuar 22000 persona, ose për 45 për qind më shumë se në vitin 2010. Njëkohësisht, sipas njoftimit të publikuar nga Zyra Federale për Migracion ky numër është më i madhi që nga viti 2002.

Ndërsa, rekordi absolut i numrit të azilkërkuesve në Zvicër është arritur në vitin 1999, gjatë “Krizës së Kosovës”, kur ishin paraqitur rreth 45 mijë azilkërkues nga Kosova.

Vendet prej nga kanë ardhur më së shumti azilkërkues janë: Eritrea, Tunizia dhe Nigeria, shkruan drs.ch.

Shkaktarja më e madhe e shtimit të numrit të kërkesave për azil në Zvicër ka qenë kriza në vendet arabe që kishte shpërthyer në fillim të vitit 2011 dhe hapja e rrugës së migracionit për në Evropë, në muajin mars.