Tematike
Shtabi në Baselland spekulon: “70 % të të infektuarve, me prejardhje të huaj”
Për t`i arritur më mirë qytetarët me sfond migrimi, do të ofrohen aktivitete komunikimi në 16 gjuhë, në mesin e të cilave, sigurisht, edhe në gjuhën shqipe
Shtabi i menaxhimit të krizave në Kantonin Bazelland përkthen informacionet rreth koronës në 16 gjuhë. 70 për qind e pacientëve me koronavirus në këtë kanton, sipas shtabit, janë njerëz me prejardhje të huaj, raporton “BaZ”.
Gazeta mbështetet në të dhënat dhe deklaratat nga personeli infermieror dhe jo në ndonjë statistikë, shkruan albinfo.ch.
Këshilltari qeveritar i Kantonit, Thomas Weber ka thënë për edicionin rajonal të SRF-së, javën e kaluar: “Ne nuk kemi qasje të mjaftueshme tek grupe të caktuara të popullsisë, veçanërisht tek ata që nuk flasin gjermanisht”.
I pyetur nga televizioni regjional, Telebasel, në Departamentin e Shëndetit të Kantonit Bazelland nuk kanë mundur të konfirmojnë statistikisht se ekziston një trend më i madh i koronavirusit midis njerëzve me sfond migrimi.
“Në thelb, mund të thuhet se në komunat më të populluara në kantonin e Basel-Landschaft gjithashtu jetojnë komunitetet me më shumë teste pozitive” thotë Rolf Wirz nga shërbimi i informacionit i shtabit kantonal të krizës.
“Ne supozojmë, por nuk kemi vlerësime statistikisht të qarta, se një pjesë e madhe e infeksioneve të reja prekin njerëzit me gjuhë të huaj ose me prejardhje tjetër,” thotë Wirz për Telebasel, përcjell albinfo.ch.
Baza e të dhënave tani do të përmirësohet, thotë Wirz, duke shpjeguar qasjen e mëtejshme të kantonit.
“Dhe, ajo duhet të plotësohet nga materiali ekzistues i informacionit të BAG-ut, në mënyrë që të mund të kryhet parandalimi specifik në raport me kushtet nga pikëpamja epidemike, dallimet e sjelljes të lidhura me kulturën etj.”
Përveç kësaj, duhet të arrihen më mirë të gjitha grupet e popullsisë, thotë Wirz, përcjell albinfo.ch.
Prandaj shtabi i krizës mbështetet në përkthime: “Ne gjithashtu do të ofrojmë aktivitete të ndryshme komunikimi në 16 gjuhë: shqip, arabisht, amharic, dari, anglisht, farsi, frëngjisht, italisht, kurdisht, maqedonisht, portugalisht, serbo-kroatisht, spanjisht, tamilisht, turqisht dhe tigrinje.”
Shumë informacione, edhe gjatë valës së parë, janë prezantuar tashmë në disa gjuhë, thotë Wirz. Sfida tani është gjetja e kanaleve specifike të përshtatshme për komunikim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes