Shkurt.ch

4200 litra ujë në ditë për person!

Vetëm 19 për qind shkon për nevojat e familjeve, në kuzhinë, banjo etj. Ndërsa 81 për qind nga 4200 litrat e përmendur shpenzohet në bujqësi

Për një ditë, zvicerani mesatar shpenzon plot 4200 litra ujë!

Kjo sasi uji është e mjaftueshme për të mbushur plot 19 vaska të banjës, siç del nga një studim i bërë nga WWF (Forumi Botëror i Ujit) që është publikuar sot në Marsej të Francës, nüë bashkëpunim me Drejtorinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA).

Por, nuk është se secili zviceran në shtëpinë e tij shpenzon për nevoja higjienike kaq shumë ujë. Vetëm 19 për qind nga kjo sasi uji shkon për nevojat e familjeve, në kuzhinë, banjo etj. Ndërsa 81 për qind nga 4200 litrat e përmendur shpenzohet në bujqësi.