Shkurt.ch

400 kg bërllok “për kokë banori”

Zviceranët prodhojnë mesatarisht nga 400 kg mbeturina në vit. Gjysma e kësaj sasie bërlloku digjet dhe gjysma riciklohet

Një studim i bërë së fundi ka sjellë si përfundim se mbledhja dhe seleksionimi i materialeve të riciklueshme si xhami, letra ose alumini kushton më lirë se sa hedhja e tyre si bërllok.

Zviceranët prodhojnë mesatarisht nga 400 kg mbeturina në vit. Gjysma e kësaj sasie bërlloku digjet ndërsa gjysma tjetër riciklohet.

Sipas studimit, heqja e bërllokut kushton 280 franga për një ton, njoftojnë mediet zvicerane. Ndërkaq heqja e kompostos (hedhurinave të gjelbra kushton 245 franga për ton dhe hedhja e letrës së vjetër gjithsej 33 franga.

Në sondazhin e bërë për nevoja të këtij studimi, të bërë për herë të parë në vitin 2008, kiishujn marrë pjesë 380 komuna, qytete dhe ndërmarrje për heqjen e bërllokut.