Lajme

27 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Gjatë natës së kaluar është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi.

Kështu, numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 27.

Bëhet fjalë për pacientin nga Kumanova.

Ndryshe, informatat e fundit të publikuara nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e djeshme për shtyp, flasin për afro 600 të prekur nga virusi korona dhe 30 të shëruar, njofton Alsat-M, përcjell albinfo.ch.