Shkurt.ch
20`000 nënshkrime kundër ndihmave emergjente për azilkërkuesit
“Regjimi i ndihmës emergjente prodhon njerëz pa letra”, thuhet në komunikatën e organizatave që kanë organizuar peticionin
Mbi 20`000 persona kanë nënshkruar peticionin për përmirësimin e gjendjes së refugjatëve që marrin ndihma emergjente. Katër organizata humanitare kanë dorëzuar këtë peticion të marten te ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, shkruan swissinfo.ch.
Organizatat Amnesty International, Solidarité sans frontières, Qendra Mbikëqyreëse e Zvicrës për të drejtën e azilit dhe të huajve si dhe Schweizerische Flüchtlingshilfe që nga shkurti i këtij viti kanë udhëhequr fushatën e mbledhjes së nënshkrimeve.
“Ndihma emergjente: një qorrsokak për të gjithë” ka qenë motoja me të cilën kanë protestuar këto organizata gjatë gjithë kohës, kundër kushteve të mjerueshme në të cilat detyrohen të jetojnë azilkërkuesit e refuzuar. Ata,duke filluar nga viti 2008 janë përjashtuar nga ndihmat e rregullta sociale. Në emër të “ndihmës emergjente” ata marrin, varësisht nga vendi, deri në 4.30 franga në ditë.
Sipas komunikatës së katër organizatave, “strategjia e tillë e represionit nuk e ka arritur qëllimin e saj. Përfituesit e këtyre ndihmave, përkundër regjimit të ashpër e tendencioz të ushtruar nga autoritetet zvicerane, nuk janë bindur që të kthehen në vendet e tyre.
Ka ndodhur e kundërta: numri i përfituesve kohëgjatë të ndihmave emergjente ka ardhur duke u rritur. Shumë syresh me kohë kalojnë në ilegalitet. “regjimi i ndihmës emergjente prodhon njerëz pa letra”, thuhet në komunikatën e organizatave që kanë organizuar peticionin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor