Shkurt.ch

20 milionë kartolina në ditë!

Po kështu, në javën para festës, posta ka përpunuar për çdo ditë nga një milion e më shumë pako

As facebook-u dhe as risitë tjera kompjuterike duket se nuk e kane zbehur shprehinë e bukur të dërgimit të kartolinave me urime për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Ky konstatim vjen pas njoftimit nga posta e Zvicrës se gjatë ditëve në prag të festave, janë dërguar rreth 20 milionë letra në ditë, kryesisht me urime për Krishtlindjet. Kjo shifër është dyfish më e madhe se shifrat e ditëve të zakonshme të punës.

Po kështu gjatë kësaj kohe janë dërguar edhe shumë pako. Në javën para festës, posta ka përpunuar për çdo ditë nga një milion e më shumë pako. Shumica e këtyre pakove janë pjesë e aksionit “2X Weihnachten”, të cilin e mbështet posta e Zvicrës.

Në kuadër të këtij aksioni, posta pranon deri më 7 janar pakot me dhurata për njerëzit në nevojë. Ato përmes Kryqit të Kuq të Zvicrës u ndahen njerëzve në nevojë në Zvicër dhe jashtë saj.