Shkurt.ch

17.000 pensionistë invalidorë duhet të rinisin punën

Ky pension duhet të kuptohet si urë për riintegrim në punë dhe jo si zgjidhje definitive

Nga 1 janari i vitit 2012 sigurimi i invaliditetit do të kenë në dorë instrumente të reja për t`i riintegruar në tregun e punës pensionistët e invaliditetit.

Qeveria Federale e ka futur sot në fuqi pjesën e parë të revizionit të gjashtë të sigurimit pensional të invaliditetit, njofton swissinfo.ch.

Parlamenti i Zvicrës në muajin mars e kishte miratuar revizionin në fjalë. Pas kësaj shoqatat e personave me aftësi të kufizuara patën hequr dorë nga kërkesat për referendum në këtë temë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë etapa e dytë e revizionit, në mënyrë që shoqatat në fjalë të vendosin nëse do të kërkojnë referendum ose jo.

Sipas asaj që parashihet në etapën eparë, deri në vitin 2018 duhet të hyjnë sërish në tregun e punës rreth 17.000 pensionistë me bazë invaliditeti. Kështu, ky pension duhet të kuptohet si urë për riintegrim në punë dhe jo si zgjidhje definitive.