Shkurt.ch

16 kg drogë adresohen në selinë e OKB-së!

Meqë në qese nuk kishte adresë, punëtorët e DHL, thjesht kishin vendosur që, për shkak të logos së OKB-së, ta dërgonin në OKB

Policia amerikane ka konfiskuar 16 kilogramë kokainë, që ishin dërguar në postën e selisë së OKB-së në Nju Jork. Droga, me vlerë prej rreth 2 milionë dollarësh kishte arritur në këtë adresë, e paketuar në dy qese, me një logo të falsifikuar dobët të OKB-së.

Personelit të sigurisë në ndërtesën e OKB-së i kishin rënë në sy qeset si të dyshimta dhe kur i kishin hapur kishin parë se në 14 korniza të librave ishte fshehur kokainë prej nga një kilogramë e më shumë.

Qeset kishin ardhur përmes postës DHL nga Meksika, së pari në Cincinati në Ohayo dhe pastaj në Nju Jork, njofton policia e Nju Jorkut, shkruan spiegel.online.de.

Nisur nga fakti se në qese nuk kishte adresë të dërguesit dhe as të të adresuarit, punëtorët e postës DHL, thjesht kishin vendosur që, për shkak të logos së OKB-së, dërgesën ta çonin thjeshtë në selinë e OKB-së, në Nju Jork.