Shkurt.ch

15 për qind më shumë të huaj gjatë vitit 2011

75000 të huaj që kanë ardhur rishtas për të banuar në Zvicër, me përqindje janë plot 15% më shumë

Gjatë vitit 2011 është shtuar dukshëm numri i të huajve që kanë ardhur për të jetuar në Zvicër. Shumica e tyre vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Prejse, në maj të vitit të kaluar pati hyrë në fuqi lëvizja e lirë e personave edhe për tetë vendet e reja të BE-së, po rritet edhe numri i të ardhurve nga vendet Evropës juglindore.

75000 të huaj që kanë ardhur rishtas për të banuar në Zvicër, me përqindje janë plot 15% më shumë se një vit më parë. Kështu ka deklaruar një zëdhënës i Zyrës Federale për Migracion, duke vërtetuar një njoftim të botuar në “NZZ am Sonntag”.

4700 veta nga kjo shifër, kanë ardhur nga vendet e Evropës juglindore. Por, numri më i madh i të huajve vazhdon të vijë nga anëtaret “e vjetra” të BE-së.