Kosova

14 vjet që kur Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

Sot bëhen 14 vjet që kur ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur, transmeton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se SHBA-ja përkrahte planin e Ahtisaarit dhe mendonte se Kosova duhet të bëhet e pavarur, serbët vazhduan ta kundërshtojnë planin.

Nga ana tjetër, Rusia bëri deklarata që mund të interpretoheshin si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos.

Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën.