E-Diaspora
“Unë jam vrasësi, më arrestoni!”, thotë kosovari
Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë menjëherë pasi ka kryer vrasjen. Bëhet fjalë për një kosovar 27 vjeçar ndërsa viktima, një 26 vjeçar me prejardhje nga Bosnja
“Unë jam vrasësi, më arrestoni!”. Këto janë fjalët që ia ka drejtuar policisë pas një akti të kryer të dielën (dje) në Brigittenau të Vjenës, Austri. Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë menjëherë pasi ka kryer vrasjen, njofton agjencia austriake e lajmeve APA. Bëhet fjalë për një kosovar 27 vjeçar ndërsa viktima është një 26 vjeçar me prejardhje nga Bosnja
Dorasi ka thënë për policinë se aktit i ka paraprirë një zënkë në mes tij dhe boshnjakut në një lokal të afërm, transmeton albinfo.ch. Por ai ende nuk ka thënë asgjë për motivet, duke theksuar se së pari do të konsultohej me avokatin e vet.
Dëshmitarët kishin lajmëruar policinë dje rreth orës 15 për një zënkë të zhurmshme që kishin dëgjuar. Pak më vonë ishte gjetur një person i qëlluar në kokë nga afërsia.
Nisur nga të dhënat e deritashme, policia konsideron se rrëfimi i kosovarit është i vërtetë, por mbetet ende të merren provat dhe të shqyrtohen, përcjell albinfo.ch. Pas disa ditëve autoritetet do të dalin me qëndrimin përfundimtar.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor