Turizëm
“Pema e Thatë”, plazhi që i pret turistët për ta eksploruar
Plazhi është i vogël, por uji është i pastër si kristali dhe jo shumë i thellë. Kjo sidomos preferohet nga familjarët për shkak të fëmijëve. Rëra e imtë është një tjetër pasuri e këtij plazhi, ku thuajse të gjithë mbeten të mrekulluar
Ksamili është i pasur me plazhe fantastike. Secili më i mirë se tjetri, ku asnjërin nuk mund të dallosh. Por, është një plazh që nuk është shumë i njohur për turistët e huaj, derisa vendasit i thonë “Pema e Thatë”. Për t’u njohur më shumë rreth këtij plazhi të mrekullueshëm duhet folur me vendësit, që e njohin më mirë, ashtu siç na informuan edhe neve (ekipin e albinfos).
Plazhi “Pema e Thatë” ndodhet afër Ksamilit (rreth 6 kilometra), kurse ndodhet përballë ishullit të Korfuzit. Për të shkuar atje duhet të keni veturë ose me taksi, megjithatë nuk do të pendoheni në asnjë moment, shkruan albinfo.ch.
Plazhi është i vogël, por uji është i pastër si kristali dhe jo shumë i thellë. Kjo sidomos preferohet nga familjarët për shkak të fëmijëve. Rëra e imtë është një tjetër pasuri e këtij plazhi, ku thuajse të gjithë mbeten të mrekulluar.
Gjithashtu afër ka restorante me ushqime shumë të mira, dhe është një vend perfekt për të kaluar një ditë, apo edhe më shumë. Në fluksin e madh edhe shtretërit janë të zënë dhe duhet të shkoni para orë 9 të mëngjesit për t’u akomoduar. Turistët e huaj mbeten të fascinuar me çmimet, por edhe me bukurinë.
Vendësit thonë se emri “Pema e Thatë” ka mbetur për shkak të një peme, që ndodhej në ujë afër plazhit. Pema ishte disa qindra vjeçare, por nuk është më.
Rrugës gjithashtu mund të vëreni që nuk ka shumë bunkerë të ndërtuar në kohët e Enver Hoxhës. Ato janë shkatërruar për t’u shitur për hekur dhe vetëm rreth detit kanë mbetur, pasi Enver Hoxha mendonte se rreziku vjen nga deti.
Nëse kaloni ditë në Ksamil dhe dëshironi një vend më ndryshe, atëherë patjetër se duhet të vizitoni këtë plazh dhe nuk do të mbeteni të zhgënjyer.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor